Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë, realizoi takim me ministren Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Tema kryesore e takimit mes dy ministrave ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ministri Durmishi theksoi se fokusi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës tani do të jetë në krijimin e masave dhe politikave konkrete për të rritur konkurrenrësinë e kompanive vendore jo vetëm në tregun maqedonas, por edhe në rajon.
Në takim, ministri theksoi se avancimi i bashkëpunimit rajonal është prioritet kryesor i Qeverisë, me qëllimin kryesor përmirësim të standardeve të jetesës së qytetarëve në Maqedoninë e Veriut dhe rajon.
Është me rëndësi të jashtëzakonshme për vendet e Ballkanit Perëndimor, siç theksoi ministri, të krijohen masa të përbashkëta me qëllim të përmirësimit të klimës afariste dhe konkurrentësisë së tregut të përbashkët evropian.
Në takimin me ministren Hajdari, ministri Durmishi vuri në dukje se përmes “Procesit të Berlinit”, në të cilin morën pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor, janë ndërmarrë hapa seriozë për të nxitur dialogun midis qeverive, por edhe përfaqësuesve të bashkësisë të
biznesit. Janë nisur reforma me të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i afrohen anëtarësimit në BE.
Kosova është partner i rëndësishëm tregtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas vëllimit të tregtisë, Kosova është gjithmonë në njëzet partnerët më të mëdhenj tregtarë, me të cilët Republika e Maqedonisë së Veriut ka vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar, ndërsa në eksportin është gjithmonë në pesë partnerët më të mëdhenj tregtarë.
Të dy ministrat konstatuan se bashkëpunimi ekonomik midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, si dy vende fqinje dhe mike, ka potencial serioz për t’u thelluar edhe më shumë.
Status i plotë i ministrit Durmishi:
Takimin e parë zyrtar jashtë vendit e realizova në Kosovë me ministren e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Në këtë takim, theksin e vendosëm në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Potencova se fokusi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës tani do të jetë në krijimin e masave dhe politikave konkrete për të rritur konkurrencën e kompanive vendore jo vetëm në tregun e Maqedonisë, por edhe në rajon. Theksova se avancimi i bashkëpunimit rajonal është prioritet kryesor i Qeverisë, qëllimi primar i të cilit është përmirësimi i standardeve të jetesës së qytetarëve në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon.
Është me rëndësi të jashtëzakonshme për vendet e Ballkanit Perëndimor, të krijohen masa të përbashkëta me qëllim të përmirësimit të klimës afariste dhe konkurrencës së përbashkët në tregun evropian.
Në takimin me ministren Hajdari, konstatuam se përmes “Procesit të Berlinit”, pjesë e të cilit janë vendet e Ballkanit Perëndimor, janë ndërmarrë hapa serioz për të nxitur dialogun midis qeverive, por edhe përfaqësuesve të bashkësisë së biznesit. Janë nisur reforma me të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i afrohen anëtarësimit në BE.
Kosova është partner i rëndësishëm tregtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në njëzet partnerët më të mëdhenj tregtarë, me të cilët Republika e Maqedonisë së Veriut bën shkëmbimin më të madh tregtar, ndërsa në eksportim është gjithmonë në pesë partnerët më të mëdhenj tregtarë.
Bashkëpunimi ekonomik midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, si dy vende fqinje dhe mike, ka potencial serioz për t’u thelluar edhe më shumë.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të rrisin bashkëpunimin ekonomik!
Gjatë vizitës në Kosovë, me ministren e Ekonomisë së Republikës së Kosovës znj. Artane Rizvanolli, shkëmbyem mendimet dhe përvojat tona për çështje të rëndësishme që lidhen me thellimin e bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve si dhe për projektet e ardhshme të lidhjes rajonale.
Theksova se Ministria e Ekonomisë dhe Punës, me marrjen përsipër të kompetencave të reja, ndër të tjera, do të përqendrohet posaçërisht edhe në lidhjen dhe mbështetjen më të madhe rajonale për biznesin vendor për të rritur konkurencën.
Jam i interesuar që të rrisim bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në çdo fushë. Vizioni dhe strategjia që kemi para nesh si Qeveri parashikon bashkëpunim më të ngushtë rajonal dhe vetëm përmes mbështetjes së ndërsjellë, mbi të gjitha në fushën e projekteve rajonale, jam i bindur se përfitimet do të jenë të dyanshme dhe progresi do të jetë i dukshëm për të dy vendet.
Besoj se konkurrenca rajonale do të forconte rezistencën e rajonit, do të sillte prosperitet për qytetarët, do të krijonte treg më të fortë pune, do të sillte rritje dhe një të ardhme të ndritur për ekonomitë dhe në të njëjtën kohë do t’i përgatiste ato për hyrje në tregun e madh të Bashkimit Evropian.
Bashkërisht me ministren Rizvanolli u dakorduam për disa iniciativa për lidhjen rajonale dhe ekziston vetëdije tek të dy qeveritë për përfitimet që i sjellin integrimet rajonale. Është e nevojshme të punohet në mënyrë aktive në të dyja palët për të zbatuar iniciativat dhe marrëveshjet për zbatimin e integrimeve rajonale.