Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka kërkuar nga autoritetet serbe që ta konfirmojnë identitetin e personit të vrarë sot në Loznicë të Serbisë.
Sipas raportimeve personi i vrarë është Faton Hajrizi, i arratisuri nga Burgu i Smrekovnicës dy javë më parë.
Ai thuhet se është vrarë sot pasi akuzohej për vrasjen dhe plagosjen e një polici serb mbrëmjen e së mërkurës.