Sot në Bijelinë është privuar nga liria një personi i cili është i lidhur me të dyshuarin për vrasjen e njërit dhe plagosjen e një polici tjetër në Lloznicë.
Sipas informacioneve të gazetës serbe “Novosti”, taksisti në deklaratën e tij në polici ka thënë se Hajziri i ka thënë se do të shkojë në një hotel në pronësi të një farë Marko Markoviq. Taksisti duhej ta çonte nga Tutini në Trbushnicë, që të vazhdonte për në Bijelinë, ku ndodheshin strehuesit e tij, transmeton Paparaci.
Sipas “Novostit”, mbrëmë Hajziri ka kontaktuar strehuesin e tij nga Bijelina i cili është arrestuar në një aksion të policisë së Republikës Serbe.
Të përkujtojmë se i dyshuari është arrestuar në një restorant në rrugën Raçanska.
Rruga Raçanska në Bijelinë paraprakisht është bllokuar nga policia, gjegjësisht është vendosur një pikë kontrolli ku po kontrollohen veturat dhe personat./Paparaci.