“Nuk kthehna i gjallë në Kosovë”. Kështu pohon Artan Hajrizi se i ka thënë vëllai i tij, Fatoni, pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës.
Pas vrasjes së policit serb ku fillimisht u supozua se autor i dyshuar ishte Artani, ai është lajmëruar derisa ka mohuar përfshirjen e tij në këtë akt.
Në një lidhje direkte për T7, Artani thotë se e ka lutur Fatonin të kthehej në Kosovë dhe i kishte premtuar ndihmë.
“O vëlla ktheju, të ndihmoj me avokat, ktheju”, tha Artani.
“Ai më tha nuk kthehna i gjallë”, vazhdoi tutje ai./Paparaci