Ballina Kronika Plagosi rëndë 3 persona në një dasmë, i vihen prangat mërgimtarit nga...

Plagosi rëndë 3 persona në një dasmë, i vihen prangat mërgimtarit nga Austria

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se në orët e para të kësaj dite i kanë vënë prangat 46-vjeçarit me inicialet B.U. nga vendbanimi Baçishtë i qytetit të Kërçovës, i cili punon dhe jeton në Austri. Arsyeja e ndalimit gjuajtja me armë “Smith & Wesson”, pronë e babait të tij, 64-vjeçarit me inicialet R.U., me ç`rast kanë mbetur të plagosur tre persona.
“E.E.(33), M.R.(57) dhe një person i moshës jomadhore, të gjithë nga fshati Baçishtë, të cilët ishin në gazmend, kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Spitalin e Kërçovës, ku u janë konstatuar dëmtime të rënda trupore. Nga personi R.U. është marrë arma dhe 300 fishekë, të cilat i kishte me leje”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Tetova News.