Gazetari Vehbi Kajtazi edhe njëherë tjetër ka zbuluar një skandal të madh të pushtetit. Këtë radhë, Kajtazi ka sjellë detaje ekskluzive lidhur me publikimin e lajmit skandaloz nga Radio Televizioni i Kosovës, ku ishin akuzuar dy mediume kosovare për financim nga Serbia.
Përmes një video story, Kajtazi ka sjellë detaje ekskluzive lidhur me rrjedhën dhe burimin e publikimit të këtij lajmi në RTK.
Sipas gazetarit Kajtazi, burimi i shkrimit skandaloz është vetë Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI).
Në videon e publikuar nga Paparaci, Kajtazi ka zbuluar edhe emrin e zyrtarit të AKI-së i cili e ka dërguar lajmin për publikim te drejtori i Radio Televizioni i Kosovës, Rilind Gërvalla.
Për me tepër ndiqeni videon: