Ballina Kronika Vrasjet në Gostivar dhe Shkup/ Dy ngjarje të dhunshme – Prokuroria në...

Vrasjet në Gostivar dhe Shkup/ Dy ngjarje të dhunshme – Prokuroria në veprim!

Në fshatin Debresh të Gostivarit, më 23 korrik, ndodhi një ngjarje tragjike që ka shokuar komunitetin lokal.

Tre vëllezër nga ky fshat, në një akt të dhunshëm dhe të pamatur, kanë shkaktuar vdekjen e një bashkëfshatari të tyre.

Sipas informacionit të prokurorisë, ekziston një dyshim i bazuar se tre vëllezërit nga ky fshat kanë realizuar një akt kriminal të rëndë, që përkon me paragrafin 2, pika 4 të nenit 123 të Kodit Penal, i cili trajton vrasjen e kryer nga më shumë se një person.

“Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj tre personave sepse ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëkryetarë kanë kryer vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 4 të Kodit Penal” – thonë nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar.

Ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje fizike mes njërit prej vëllezërve dhe viktimës, e cila më pas ka eskaluar në një akt hakmarrjeje të rëndë.  I dyshuari i parë, pas përleshjes, ka thirrur vëllezërit e tij, të cilët, të revoltuar, kanë marrë armë nga shtëpitë e tyre dhe kanë shkuar në shtëpinë e viktimës me një veturë “Volvo” me targa zvicerane. Atje, ata kanë qëlluar me pistoletë dhe automatik, duke i shkaktuar viktimës plagë të shumta dhe fatkeqësisht duke e lënë të vdekur në vend.

Gjithashtu, nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup kanë informuar se vepra penale “vrasje” që ka ndodhur në fshatin Batincë është ngritur akuze ndaj dy personave.

Njësiti për krime të dhunshme – Departamenti për gjak dhe delikte seksuale pranë SPB-së Shkup, deri tek Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka dorëzuar kallëzim penal kundër S.N.(32) dhe M.J.(24) për shkak të dyshimit për krime të kryera ,,vrasje” nga neni 123 dhe “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ” nga neni 396 i Kodit Penal” – thonë nga MPB.

 Ngjarja kishte ndodhur me 1 korrik të këtij viti, kur në fshatin Batincë të Shkupit ku dy persona me veturë të tipit “Mercedes” kanë qëlluar në automjetin e pasagjerëve “Ford” në të cilin ndodheshin A.B.I (34) dhe Z.I. (31), të dy nga fshati Cërni Vërv. A.B.I ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa Z.I, kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Urgjente Shkup. /tvklan.mk/