Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku një vajzë 23 vjeçe i ka dhënë fund jetës së saj duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit në të cilën jetonte.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Asim Vokshi”, ku e reja me iniciale N.L., u vetëhodh dhe për pasojë ndërroi jetë në vendngjarje.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se vajza vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.08.2024, në rrugën “Asim Vokshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja N. L., 23 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.