Mjeku nga Podujeva Muharrem Selmani është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Selmani ishte një mjek i njohur në të gjithë territorin e Kosovës.
“Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e mjekut, Muharrem Selmani. Doktor Selmani ishte punëtor i dalluar i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, i cili një jetë të tërë ia kushtoi shëndetit të qytetarëve të Podujevës.
Kontributi i tij në shëndetësi ishte i jashtëzakonshëm! Me vdekjen e tij, shëndetësia në Kosovë, në veçanti Podujeva ka humbur një profesionist të madh e para se gjithash një humanist të madh!
Ngushëllime familjes, shokëve e miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin doktorin Muharrem Selmani”, ka shkruar Bulliqi.