Ballina Top Lajm Fundosja e jahtit luksoz në Itali, identifikohet trupi i pajetë i gjetur...

Fundosja e jahtit luksoz në Itali, identifikohet trupi i pajetë i gjetur pranë mjetit lundrues

Është identifikuar trupi i pajetë i gjetur pranë jahtit luksoz që u fundos në brigjet e Siçilisë.

Sipas mediave të huaja, besohet se turpi i pajetë i përket shefit të kuzhinës të jahtit, Recaldo Thomas. Shtetasi kanadezo-antiguan ishte një nga 22 personat në bordin e Bayesian kur u mbyt gjatë një stuhie të dhunshme të hënën.

Ndërkohë, raportohet se zhytësit po përpiqen të arrijnë në kabinat e anijes së fundosur ndërsa kërkojnë për gjashtë pasagjerët e zhdukur, përfshirë sipërmarrësin britanik të teknologjisë Mike Lynch dhe kryetarin e bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer.

Çfarë ka ndodhur?

Për shkak të motit të keq që goditi zonën e Palermos, një jaht luksoz rreth 50 metra u mbyt rreth orës 5 të mëngjesit në shtrirjen e detit përballë Porticello në provincën e Palermos. Mjeti lundrues mbante një flamur britanik ndërsa në bord ndodhesin në total 22 persona, 10 anëtarë të ekuipazhit dhe 12 pasagjerë. Mes tyre amerikanë kanadezë dhe të tjerë.

Sipas mediave të huaja disa nga personat e mbetur që janë ende të zhdukur janë:

– Manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch ,

– vajza 18-vjeçare e Lynch, Hannah Lynch,

– Jonathan Bloomer , kryetar i Morgan Stanley Bank International,

– Judy Bloomer , gruaja e Jonathan Bloomer.

Kërkimi për të zhdukurit është duke u zhvilluar . Trupi i njërit prej tyre u identifikua pranë varkës. Ndërkohë, mes pasagjerëve të shpëtuar është edhe një vajzë e vogël dhe nëna e saj që ndodhen në spitalin e fëmijëve në Palermo. Babai është dërguar në spitalin Qytetar ndërsa 5 persona të tjerë ndodhen në pikën e urgjencës territoriale të Bagherias. Në zonën ku ndodhi aksidenti u dërguan disa helikopterë. Për të vazhduar kërkimet ka mbërritur edhe helikopteri i zjarrfikësve që u largua nga Katania. Hetimet për aksidentin po kryhen nga Autoriteti Portual. /vizionplus.tv