Ballina Kronika Goditi 30-vjeçarin dhe e la pa ndjenja, arrestohet roja i parkingut në...

Goditi 30-vjeçarin dhe e la pa ndjenja, arrestohet roja i parkingut në Tiranë

Një 35-vjeçar, i cili punonte si roje parkingu në zonën e ish Bllaokut në Tiranë është arrestuar nga policia.

Sipas bluve, i riu ka goditur mëngjesin e kësaj të diele me bërryl në fytyrë 30-vjeçarin me iniciale E.M.

Si pasojë e goditjes, ky i fundit ka rënë pa ndjenja në tokë dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin G. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, (roje në një parking në zonën e Ish-Bllokut), për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 të Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se ditën e sotme, rreth orës 06:30, në rrugën “Pjetër Bogdani”, pas një debati, ka goditur me bërryl në fytyrë shtetasin E. M., 30 vjeç, i cili ka rënë në tokë pa ndjenja dhe është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia./vizionplus.tv