Pas tre vitesh, do të ketë përsëri një portier Donaruma në Serinë A. Nuk është Xhixho i njohur, por vëllai i tij më pak i famshëm, Antonio, i cili ka nënshkruar me klubin e Torinos për të bërë atje portierin e tretë.
Gardiani 34-vjeçar, u bë një emër i njohur kur firmosi për Milanin për të bërë zëvendësin e të vëllait më të famshëm, por duke mos luajtur asnjëherë në Serinë A me këtë skuadër në 4 vitet atje, me vetëm 2 paraqitje në Kupë dhe 1 në Ligën e Europës.
Ashtu si Xhixho, edhe ai la Milanin në vitin 2021, por këtë herë jo duke ndjekur përsëri të vëllain i cili shkoi te PSG. Antonio firmosi për Padovan në Serinë C dhe ka qenë larg radarëve duke luajtur atje me këtë klub. Por tani, nevoja e Torinos për një portier me eksperiencë që të mund ta ndihmonte në rast urgjence, e ka kthyer përsëri në Serinë A, duke firmosur deri në vitin 2026 me klubin e elitës.