Ballina Aktualitet Lajme NDAHET NGA JETA ATDHETARI DHE AKTIVISTI NË DANIMARKË, LATIF IDRIZI NGA POROJI...

NDAHET NGA JETA ATDHETARI DHE AKTIVISTI NË DANIMARKË, LATIF IDRIZI NGA POROJI I TETOVËS!

Ndërroi jetë atdhetari-veprimtari Latif Idrizi nga Poroji legjendar i Tetovës, i njohur në mesin e bashkatdhetarëve si Puça Latif.

Kah fundi i viteve `60 e fillimi i viteve `70, si cdo i ri, edhe veprimtari Puça Latif largohet nga vendlindja për të siguruar kafshatën e gojës për veten dhe për familjen e tij dhe vendoset në Kopenhagë të Danimarkës.

Gjatë viteve të 80-ta, kur soldateska serbo-sllave shkelte me thundër të hekurt rininë shqiptare në Kosovë e gjetiu, atdhetari Puça Latif, nuk mund të qëndronte anash, pa u bashkangjitur veprimtarëve-mergimtarë, që vepronin në Danimarkë por edhe vende tjera europiane.

Edhe pse sistemi jugosllav i asaj kohe, kategorikisht ndalonte grumbullimin dhe veprimet e mërgimtarëve nëpër shoqata, Puça Latif me aktivitetete organizative angazhohet në maksimum për themelimin e shoqatës se parë shqiptare Besa ne Kopenhagë në vitin 1985.

Ishte nga të parët që në aktivitete kulturore të mbajtura në shoqatën Besa të asaj kohe,që angazhoi fëmijet e tij por dhe mbarë familjen,në angazhime të aktiviteteve dhe mbeshtetje të fuqishme financiare, që vetëm e vetëm shoqata të ec për së mbari.

Gjithsesi nuk mungoi në organizime e pjesëmarrje të protestave e demonstratave të mbajtura në Kopenhagë kundër dhunës serbo sllave në Kosovë.

Lufta në Maqedoni, Puçën Latif e gjen të organizuar në senzibilizim të bashkatdhetarëve, ku së bashku me shumë shokë veprimtarë, e në vecanti me bashkëfshatarët e tij porojas do të tubojnë shuma të majme financiare për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.

Ishte jo vetëm si dëgjues në Radio Projekt 21, por dhe pjesëmarrës aktiv në manifestime të
ndryshme,vecmas kontribues në aksionet e shumta humanitare.

Puça Latif do të kujtohej e mbahej mend për gjenerata të pafundme,për kontributin atdhetar,kulturor,për zemërgjërësinë e mirësinë që shpërndau me dekada të tëra në Danimarkë.

La pas vete fëmijët e mrekullueshëm; vajzën Sherijen, djemtë Blerimin, Mujdinin dhe Bujarin si dhe nipër e mbesa.

Ngushllime familjarëve, miqve dhe shokëve.

TE JETOSH NE MESIN E ATYRE QE LE PAS DO TE THOTE TE MOS VDESISH KURRE!

Ne emër të komunitetit shqiptar të Danimarkës,
Havzi Sulejmani- Xhaxhi