Ballina Teknologji Nënë e 5 fëmijëve, ndërron jetë në moshën 56-vjeçare ish-CEO e Youtube,...

Nënë e 5 fëmijëve, ndërron jetë në moshën 56-vjeçare ish-CEO e Youtube, luftoi për dy vite me kancerin

Susan Wojcicki, e cila ndihmoi në krijimin e Google dhe ishte një nga gratë më të shquara drejtuese të Silicon Valley si CEO e YouTube, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.

Bashkëshorti i saj, Dennis Troper, tha në mediat sociale se ajo kishte luftuar me kancerin e mushkërive për dy vite me radhë.

“Me pikëllim të thellë ndaj lajmin e vdekjes së Susan Wojcicki. Gruaja ime e dashur prej 26 vitesh dhe nëna e pesë fëmijëve tanë na la sot pas 2 vitesh luftë me kancerin e mushkërive”, tha Dennis Troper në një postim në Facebook.

 

Ata humbën 6 muaj më parë edhe djalin e tyre 19 vjeç.

Wojcicki u largua nga YouTube vitin e kaluar pas gati një dekade që drejtoi kompaninë. Ajo ishte e vetmja grua në atë kohë që drejtonte një nga platformat kryesore të mediave sociale.

Ajo kishte qenë pjesë e Google që nga fillimet e kompanisë në fund të viteve 1990, në garazhin e saj Larry Page dhe Sergey Brin filluan të ndërtonin atë që do të bëhej gjiganti i teknologjisë, dhe u emërua në krye të YouTube në 2014. (Google bleu YouTube në 2006 .)/Vizionplus.tv