Ballina Kronika PAMJE TË RËNDA/ Burri ekzekuton me tre plumba gruan në mes të...

PAMJE TË RËNDA/ Burri ekzekuton me tre plumba gruan në mes të rrugës

Një krim i rëndë ka tronditur Turqinë pasditen e djeshme. Mediet turke bëjnë me dije se një 35-vjeçare u vra në mes të rrugës nga bashkëshorti, me të cilin prej dy vitesh ishte në proces divorci.

Momenti i vrasjes në lagjen Arnavutkioi të Stambollit është filmuar me celular nga banorët, të cilët e panë ngjarjen ng dritaret e shtëpisë së tyre. .

Në pamje shihet 40-vjeçari duke ndjekur ish-bashkëshorten dhe më pas e qëllon në kokë.

Pasi ajo u rrëzua në tokë, qëllon edhe dy plumba të tjerë në drejtim të saj.

Mediat turke raportojnë se ish-çifti prej dy vitesh jetonin të ndarë.

Mesditën e djeshme gruaja ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortit për të parë fëmijët e saj

Kur 40-vjeçari nuk e ka lejuar, mes tyre ka nisur një sherr dhe ish-burri e vrau në mes të rrugës.

Burri, pasi e qëlloi për vdekje, qëndroi pranë trupit të saj, ndërsa u arrestua nga policia.

Një dëshmitar okular tha për Hurriyet: “Gruaja po i lutej burrit të saj: ‘Çfarë do të ndodhë me fëmijët? Mos e bëj, mos e bëj”. Ai e shtyu gruan në rrugë dhe qëlloi në ajër, më pas tre herë në drejtim të saj. Ndërsa fëmijët i thërrisnin dhe fqinjët bërtisnin, duke parë të tmerruar.”/vizionplus.tv