Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në zonën e Treshit në Tiranë, ku një shtetas amerikan, Mathew James Werts, ka mbytur gruan e tij dhe dy qentë e tyre me një litar, përpara se të varte veten.
Werts, i cili ishte mësues në “Albania College”, jetonte në një shtëpi private në këtë zonë.
Sipas asaj që raportohet, mësuesi nuk është paraqitur në shkollë sot, duke nxitur shqetësimin e kolegëve dhe drejtuesve të institucionit.
Drejtori i shkollës është personi që ka shkuar në shtëpinë e Werts për ta kontrolluar dhe ka zbuluar ngjarjen tragjike.
Sakaq, autoritetet janë angazhuar në zbardhjen e motiveve që çuan në këtë akt ekstrem, teksa kolegë të tij kanë dëshmuar në polici mbi atë që kanë ditur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Vangjel Noti në Laprakë.
Fillimisht është gjetur trupi i pajetë i amerikanit, i cili ishte vetëvarur, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane.
53-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve.
Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia.