Portieri i kombëtarës së Shqipërisë, Thomas Strakosha, është befasuar në Armeni nga ‘homologu’ i tij, duke pësuar gol nga një distancë prej rreth 100 metra.
Gardiani i FC Noah, Ognjen Cancarevic, dërgoi topin nga zona e tij drejt portës kundërshtare, duke e mposhtur shqiptarin që mbron ngjyrat e AEK-ut, njofton klankosova.tv
Në këtë duel të UEFA Europa Conference League, ku drejtësinë e ndanë gjyqtarët nga Kosova, Visar Kastrati, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Mentor Ajeti, vendasit mposhtën grekët me rezultat 3-1.
Goli që Strakosha e pësoi nga “himalajet” ishte i treti në këtë takim, ku Noah kaloi në epersi 2-1.
L’AEK qui encaisse un but… du gardien de Noah sur un dégagement qui surprend Strakosha. Mais WTF ?? pic.twitter.com/PQCwtbi0KC
— Football Grec France (@footgrec) August 6, 2024