Katërmbëdhjetë vjeçarja Klara T. e cila u zhduk mbrëmjen e djeshme në lagjen Ilinden është gjetur, konfirmon MPB. Ajo do t’i dorëzohet familjes që e raportoi të zhdukur pas një sherri në shtëpi.
“Sot (03.08.2024) rreth orës 12:50 në stacionin hekurudhor në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë gjetur 14-vjeçaren K.R., për të cilën nga nëna me inicialet I.T. (33) nga vendbanimi Ilinden, Shkup, më datë 02.08.2024 rreth orës 23:45 është raportuar se pas një debati të mëparshëm është larguar nga shtëpia. “Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masat dhe veprimet përkatëse nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Shkup dhe vajza është gjetur dhe do t’u dorëzohet prindërve të saj”, njofton MPB.