Detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e mbrëmjes së djeshme në fashtin Bibaj të Ferizajt nga ku ka mbetur i vdekur 89 vjeçari Sadri Sadriu.
Polici Festim Ramadani i cili është i akuzuar si autor i vrasjes, dyshohet se ka qëlluar mbi bashkëshortin e tezes së tij për të marrë hak për dy motrat.
Siç raportojnë mediat në Kosovë, Sadri Sadriu akuzohet se ka dhunuar seksualisht me vajzat e familjes Ramadani kur ishin të mitura. Viktima në atë kohë, konkretisht gjatë kohës së luftës në Kosovë u kishte hapur derën familjes Ramadani për t’i strehuar në shtëpinë e tezes së tyre.
Megjithatë, deri më tani këto pretendime mbeten ende të pakonfirmuara, ndërkohë që prokuroria dhe policia po kryejnë hetime të thelluara për të zbardhur të vërtetën.
Mediat e Kosovës raportojnë se viktima është xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Mbrëmjen e djeshme (e premte), në parkingun e një salle dasmash në Ferizaj të Kosovës është qëlluar për vdekje 89-vjeçari, Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës. Mediat e Kosovës raportojnë se viktima është xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është zyrtari i policisë Festim Ramadani i cili ka qëlluar disa herë mbi 89 vjeçarin.
Mediat në Kosovë raportojnë se shkaku i vrasjes së të moshuarit, ishte abuzimi me dy motrat e autorit, kur ato ishin të mitura.
Sipas të njëjtave burime, famljarët e Festim Ramadanit ishin të indinjuar me organet e drejtësisë të cilët ishin informuar për ngjarjen, por deri tani nuk ishte marrë asnjë vendim.
“Fillimisht ju tregoi se polici nuk ka qenë në detyrë zyrtare, jashtë detyrës zyrtare. Ka qenë me rroba civile dhe me veturë civile, ka kryer veprën këtu në vendin e ngjarjes para këtij lokali. Fatkeqësisht vrasja u krye me armë zyrtare, është armë e gjatë, por nuk është kallashnikov“, ka qenë reagimi i zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës në Ferizaj./vizionplus.tv
Heshtja e çiftit presidencial, Kajtazi thotë se kanë kryer vepër penale
Gazetari Vehbi Kajtazi në reagim të heshtjes së çiftit presidencial për detajet e rastit tragjik, ku i përfshirë është axha i Prindon Sadriut, thotë se ata kanë kryer vepër penale.
Kajtazi shkruan në Facebook se “mosraportimi i veprës penale është vepër penale”, kështu duke aluduar se të njëjtit kanë qenë të informuar në detaje por kanë heshtur.
“Prindon Sadriu alias Princi bashke me presidenten paskan qene te informuar ne detaje per kete rast dhe kane heshte. Mosraportimini vepres penale eshte veper penale. Ani thojne fejk njuz per lajmin qe bashkeshortjane tij vozitet me Mercedess G Class te blinduar me vlere mbi gjysme milioni euro”, shkruan Kajtazi.
Kërkohet arrestimi i Prindon Sadriut: “E mbajti të fshehtë dhunimin gjatë luftës në Kosovë”
Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha kërkon arrestimin e Zotëriut të Parë, Prindon Sadriut pasi “si zyrtar i lartë i institucioneve të Kosovës (MPJD), duke qenë në dijeni me vetëdije e ka mbajtur të fshehur krimin e dhunimit të të miturave gjatë luftës në Kosovë”.
Duke komentuar vrasjen në Ferizaj e cila dyshohet se u krye për çështje morali, Berisha thotë se “heshtjes, durimit dhe pritjes në drejtësi, për atë që ka ndodhur gjatë luftës 1998/99 po i vije fundi”.
“Vrasja në Ferizaj po tregon se heshtjes, durimit dhe pritjes në drejtësi, për atë që ka ndodhur gjatë luftës 1998/99 po i vije fundi.Kur nuk vepron drejtësia e cila është kapur nga regjimi aktual, kriminelët që dhunan femrat shqiptare gjatë luftës, po duhet me marrën “drejtësin” sipas Kanunit!
Vrasja si vrasje nuk është e mirë edhe pse dikush e “meriton”, mirpo kur ajo ndodhën për arsye se nuk funksionojn organet e drejtësis, at’herë duhet me u ndalën me mendu; a thua të gjitha ato vuajtje, sakrifica, vrasje, gjymtime e dhunime që i përjetuam si popullë gjatë dhe para luftës duhet të harrohen dhe kryersit e tyre duhet të amnestohen!?”, shkruan Berisha.
Reagimi i Presidencës për vrasjen në Ferizaj, kështu përgjigjet kur pyetet nëse çifti presidencial ishte në dijeni
Presidenca e Kosovës ka mohuar se presidentja Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj janë pjesë e ndonjë grupi të komunikimit në rrjete sociale.
Ndonëse në shkrimin e publikuar sot nga gazeta Nacionale shihen emrat e tyre në një grup komunikimi në “Facebook”, Presidenca e ka mohuar një gjë të tillë.
Presidenca ka vlerësuar se grupi në fjalë mund të jetë i falsifikuar.
“Pretendimet tuaja për përfshirje në një grup komunikimi të Facebookut, të Presidentes dhe Zotërisë së Parë, janë të pavërteta dhe tendencioze. Presidentja dhe Zotëria i Parë nuk përdorin asnjë grup komunikimi në asnjë rrjet social. Falsifikimet që mund të bëhen me qellim të qartë denigrimi dhe rrezikimi të jetës së Presidentes dhe familjes së saj të ngushtë, Presidentja do t’i kundërshtojë me çdo mjet ligjor dhe tashmë ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që ta trajtojnë këtë me urgjencë”, është thënë në përgjigjen e Presidencës për Nacionale.
Në përgjigjet e saj, Presidenca nuk e ka thënë asnjë fjalë për pretendimet për dhunim seksual nga Sadri Sadriu, axha i Prindron Sadriu, i cili u vra dje në Bibaj të Ferizajt.
“Gazeta Nacionale është e vetëdijshme për faktin se Presidentja e Zoteriu i Parë nuk kanë asnjë lidhje me çështjet që janë përfshirë në ‘pyetjet’ tuaja, por po vepron me qëllime të ulëta që rrezikojnë drejtpërdrejt sigurinë fizike të Presidentes, Zotërisë së Parë dhe dy vajzave të tyre. Tendenca për të ndërlidhur rastin e mbrëmshëm me Presidenten dhe familjen e saj të ngushtë e shndërron atë në një objektiv, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Kjo është një lojë e rrezikshme që nuk ka vend në gazetari. Siç e përmendem me lart, Presidentja është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë që ky plan i qartë për rrezikimin e jetës së saj e të familjes të trajtohet me prioritet”, ka vlerësuar Presidenca.
Vrasja në Ferizaj: Prindon Sadriu ishte i informuar për pretendimet e familjes Ramadani – ja mesazhet
Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani ka qenë i informuar për pretendimet e familjes Ramadani, të cilat lidhen me një ngjarje të ndodhur para 24 vitesh që çuan në vrasjen e axhës së tij.
Sipas këtyre pretendimeve, axha i Prindon Sadriut, 89-vjeçari Sadri Sadriu që u vra të premten në Ferizaj, akuzohet për dhunë seksuale ndaj motrës së Festim Ramadanit, dorasit të dyshuar.
Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu.
Nga disa komunikime që ka publikuar Nacionale ndërmjet familjarëve Sadriu – Ramadani, aty shihet se në ‘chat-in’ e komunikimeve, ishte edhe Prindon Sadriu si dhe Vjosa Osmani-Sadriu.
Nacionale raporton se ‘familjarët e dorasit ishin të indinjuar që rasti nuk po trajtohej nga organet e drejtësisë’ duke aluduar në anashkalimin e tij ‘falë fuqisë politike të familjes Sadriu’.
Sadri Sadriu u vra të premtën në oborrin e një sallë dasmave në fshatin Bibaj te Ferizaj.
I dyshuari më armë të gjatë zyrtare ka vrarë viktimën,dhe më pas është vetëdorëzuar në stacionin policor, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Axha i Prindon Sadriut që u vra mbrëmë, dyshohet për pedofili, dorasi u hakmor për dy motrat e tij
Sadriu Sadriu ka mbetur i vrarë mbrëmë në fshatin Bibaj të Ferizajt, pasi zyrtari policor, Festim Ramadani ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në oborrin e një salle dasmash. Rastin e ka konfirmuar policia, të cilët kanë konfirmuar edhe vetë-dorëzimin e këtij të fundit në Polici.
Nacionale mëson se ‘motivi i vrasjes’ ishte ‘dhunimi i dy motrave të dorasit, Festim Ramadanit, nga ana e viktimës, Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura’. Sipas burimeve tona,viktima ishte burri i tezës së dorasit.
Burimet e Nacionales, thonë se viktima Sadri Sadriu është axha i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Zotëriut të Parë, Prindon Sadriu.
Për rastin, sipas burimeve tona, ishte i informuar edhe bashkëshorti i Presidentes, z.Prindon Sadriu por edhe vetë Presidentja Vjosa Osmani.
Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu.
Nga disa komunikime që ka parë Nacionale ndërmjet familjarëve Sadriu – Ramadani, aty shihet se në ‘chat-in’ e komunikimeve, ishte edhe Prindon Sadriu si dhe Vjosa Osmani-Sadriu.
Një pjesë e komunikimit në grupin e Facebook, ku ishte edhe Prindon Sadriu dhe presidentja Osmani:
Nacionale posedon këtë korrespodencë komunikimesh, bashkë me dokumentet që rasti ishte paraqitur në organet kompetente në Preshevë.
Nacionale ka mësuar, se ‘familjarët e dorasit ishin të indinjuar që rasti nuk po trajtohej nga organet e drejtësisë’ duke aluduar në anashkalimin e tij ‘falë fuqisë politike të familjes Sadriu’.
Për të gjitha këto pretendime, Nacionale ka kontaktuar edhe Presidencën e Republikës së Kosovës, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Çka ndodhi mbrëmë në Bibaj të Ferizajt?
Zyrtari policor Festim Ramadani raportohet se e ka vrarë një person në oborrin e një sallë dasmave në fshatin Bibaj te Ferizaj, ku viktima është Sadri Sadriu.
I dyshuari më armë të gjatë zyrtare ka vrarë viktimën,dhe më pas është vet-dorëzuar në stacionin policor, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Zyrtari policor kishte shkuar në vendin e ngjarjes me rroba civile dhe jashtë orarit të punës.
Kështu ka bërë të ditur për media, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Qazim Reka.
“Fillimisht ju tregoi se polici nuk ka qenë në detyrë zyrtare, jashtë detyrës zyrtare. Ka qenë me rroba civile dhe me veturë civile, ka kryer veprën këtu në vendin e ngjarjes para këtij lokali. Fatkeqësisht vrasja u krye me armë zyrtare, është armë e gjatë, por nuk është kallashnikov” – ka thënë Reka.
Tashmë i dyshuari, zyrtari policor, është suspenduar nga puna, ku kjo u bë e ditur nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Sipas IPK-së ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në një restorant ku ishte duke u mbajtur një ceremoni dasme.
“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një rast të gjuajtjes më armë zjarri në Ferizaj e ku dyshohej se ishte përfshirë edhe një zyrtar policor. Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me shumë njësi të tjera policore si dhe prokurorin kujdestar. Incidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj të Ferizajt në një restaurant ku ishte duke u mbajtur një ceremoni dasme.” – thuhet në njoftim.
Sipas IPK-së, bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë .
Gjithashtu i njëjti dyshohet se në këtë rast ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.
“I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. I dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”
“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij incidenti të rëndë.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.
“Vrasje për moral” – motivi që dyshohet të jetë pas vrasjes në Ferizaj
Një ngjarje e tmerrshme e dyshuar për dhunim seksual, e cila daton që para 24 vitesh, mund të jetë motivi kryesor që qëndron pas vrasjes së Sadri Sadriut në Ferizaj, të premten në mbrëmje.
Festim Ramadani, polici i dyshuar për këtë vrasje, jashtë procesverbalit ka pohuar se vrasja është kryer për arsye që lidhen me çështje morali.
Sipas një deklarate të bërë jashtë procesverbalit nga polici i dyshuar për këtë vrasje, viktima akuzohet se ka dhunuar seksualisht një familjare të tyre kur ajo ishte vetëm 10 vjeçe, mëson Paparaci nga burimet e veta.
Në atë kohë, konkretisht gjatë kohës së luftës në Kosovë, familja Ramadani ishin të strehuar tek tezja e tyre në Preshevë, kur edhe pretendojnë se kryefamiljari Sadri Sadriu (burri i tezës) ua kishte dhunuar një familjare, e cila atë kohë kishte qenë e mitur.
Përballë këtyre akuzave të rënda, sipas të njëjtave burime që posedon Paparaci, dy të arrestuarit për vrasjen kanë zgjedhur të mbrohen në heshtje gjatë marrjes në pyetje.
Megjithatë, deri më tani këto pretendime mbeten ende të pakonfirmuara, ndërkohë që prokuroria dhe policia po kryejnë hetime të thelluara për të zbardhur të vërtetën.
89-vjeçari Sadri Sadriu u vra të premtën në mbrëmje në oborrin e një sallë dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Siç ka raportuar Paparaci, Sadriu është axha i Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani.
Polici Festim Ramadani vrasjen e ka kryer me armë zyrtare, ka njoftuar Policia.
“I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. I dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Përveç tij, më vonë është arrestuar edhe një person i dytë, që thuhet se është familjar i policit.
Të dy janë dërguar në paraburgim për 48 orë.
“Lidhur me rastin e vrasjes në Ferizaj i cili është raportuar sot në orët e mbrëmjes është arrestuar edhe një i dyshuar. Të dyshuarit të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim të IPK-së./Paparaci
Polici i dyshuar për vrasjen në Ferizaj katër ditë më parë bënte thirrje për hetimin e një ministri
Festim Ramadani, polici i dyshuar për vrasjen në dasmën në Bibajt të Ferizajt të premten, para katër ditësh kishte shpërndarë një video, teksa kishte shkruar e ngacmuesit e sulmuesit seksual duhet të jenë në burg.
Përmbajtja e videos nuk dihet, por i dyshuari Ramadani duke komentuar rrëfimin e një personi në këtë video, shkruante se duhet të ngrihet hetim dhe aktakuzë ndaj atij matrapazi ministër që paska qenë.
“Ai dhe të tjerët si ai janë kafshë e jo njerëz. Përkrahje të pafund për ish deputeten dhe profesoreshën. Ne duhet t’i mbrojnë Nanat, vajzat dhe grat tona” kishte shkruar polici, i cili është suspenduar pas vrasjes në Bibaj.
I vrari në sallën e dasmave në Bibajt të Ferizajt është xhaxhai i Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, raporton gazeta Paparaci.
Burimet e Paparacit kanë thënë se i vrari është Sadri Sadriu, ndërkaq i dyshuari për vrasjen e tij është polici i Kosovës, Festim Ramadani.
Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me shumë njësi të tjera policore si dhe prokurorin kujdestar.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj të Ferizajt në një restaurant ku ishte duke u mbajtur një ceremoni dasme.
Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka vdekur.
I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.
I dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria në Ferizaj me detaje të reja për vrasjen në dasmë
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen në një dasmë në Bibaj të Ferizaj është zyrtar policor.
Me vendim të Prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit për vrasje.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace”, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe një person ka ndërruar jetë. I dyshuari në këtë rast sipas informatave të para dyshohet se është zyrtar policor dhe i njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Vrasja e rëndë’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj Shukri Jashari dhe prokurorin kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.
Për informata tjera rreth rastit, Prokuroria Themelore në Ferizaj do të njoftojë me kohë.
I vrari në sallën e dasmave në Bibajt të Ferizajt është xhaxhai i Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, raporton gazeta Paparaci.
Burimet e Paparacit kanë thënë se i vrari është Sadri Sadriu, ndërkaq i dyshuari për vrasjen e tij është polici i Kosovës, Festim Ramadani.
Vrasja e dasmorit në Ferizaj, suspendohet shefi i ndërrimit me gradën rreshter
Një 89-vjeçar është vrarë mbrëmë në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.
I dyshuar për këtë vepër është Festim Ramadani, zyrtar policor, i cili dyshohet se ka përdorur armën e tij zyrtare.
Insajderi merr vesh se pasi që Festim Ramadani kishte me vete armën e gjatë, pronë e Policisë së Kosovës e që rendom ato nuk merren në ditë pushimi, vet Policia e ka suspenduar shefin e ndërrimit ku shërbente Ramadani.
Ai është me gradë rreshter.
Viktima, Sadri Sadriu, sipas raportimeve është axha i Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani.
Për Insajderin ka folur avokati i policit, Arben Isufi. Ai ka thënë se është angazhuar sipas detyrës zyrtare.
“Jam i angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe mbrëmë gjatë intervisimit ai ka vendosur që të mbrohet në heshtje”, tha Isufi për Insajderin.
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka konfirmuar se janë kryer hetime dhe se një i dyshuar tjetër është arrestuar për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë”.
“Lidhur me rastin e vrasjes në Ferizaj i cili është raportuar sot në orët e mbrëmjes është arrestuar edhe një i dyshuar. Të dyshuarit të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.