Ballina Top Lajm Berisha zyrtarisht i pandehur, akuzat e forta para SPAK

Berisha zyrtarisht i pandehur, akuzat e forta para SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet nën akuzë për “korrupsion pasiv” për çështjen “Partizani”.

Kreut të PD iu komunikua akuza nga SPAK, një vendim të cilin e pohoi dhe vetë pasi doli nga Prokuroria ku tha se: “Jam i pandehur, por pa prova”!

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK, ku po pritej nga mbështetësit Berisha tha se “Kjo Prokurori është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri. Organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë.” Ai gjithashtu bëri me dije se masa e sigurisë “arrest shtëpie” nuk ka ndryshuar. Ai hodhi akuza të forta për

BerishaKjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri. Organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë. Sot jam zyrtarisht i pandehur. Për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër përveç 500 faqe me mashtrime, mashtrime, mashtrime. Asgjë nuk ndryshon. Është vazhdimi i një hakmarrje politike, zbatimi i një urdhri mafioz politik. Për mua, kjo nuk ndryshon asgjë. Ajo që është themelore, që nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë që në të gjithë këtë proces ka ndodhur shkelja më e vogël. 

Sipas Berishës, procesi gjyqësor ndaj tij është qëllimi për të kapur PD-në.

Berisha: I gjithë qëllimi i kësaj është që t’i kapim kokën PD-së. I garantoj shqiptarët se Edi Rama do përgjigjet për këtë.
Garantoj demokratët se shumë shpejt do e lëshojmë me atë që ai e ka aq qejf, në tokë…Masat e sigurisë u vendosën pa më thirrur, pa më pyetur. I kanë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën pa më thirrur. Unë kam dhënë një përkufizim, pas fitores së zgjedhjeve do ketë një garë për kryeministër. Cilido që dëshiron, të vijë ta sfidojë Sali Berishën. Këto janë kukulla mjerane që zbatojnë urdhra.

Kur e bënë më puç, unë e refuzova, mbrojta Kushtetutën, mbrojtën pushtetin e parlamentit. Këta e dërguan në parlament dhe morën miratimin në kundërshtim flagrant me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Unë jam i vendosur t’u jap atë që meritojnë. Një njeri i arrestuar është një njeri me liri të privuar. Të qenurit i burgosur politik është turp i sistemit. Është dëshmia më e shëmtuar e këtij narkoshteti. Unë jam në betejë. Jeta ime ka qenë dhe do mbetet një betejë.

Pas Berishës, në SPAK pritet të paraqitet edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, të cilit do t’i komunikohet akuza.

/vizionplus.tv