Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili akuzohet për shpërndarje droge.
Arrestimi i tij u bë pasditen e djeshme në Garbagnate Milanese.
Sipas medieve italiane, 36-vjeçarit, i cili u ndalua për një kontroll rutinë iu gjetën në makinë 5 pako me 73 gramë kokainë të ndarë në doza dhe shuma prej 1140 euro.
Nga kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë, karabinierët gjetën 110 gramë të tjera kokainë në një gardërobë, dy peshore precize, materiale të ndryshme paketimi dhe 2170 euro në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.
36-vjeçari ndodhet në paraburgim, në pritje të mëasës së sigurisë./vizionplus.tv