Pas emërimit të spec. dr. Erzen Elezit si kryeshef i Urologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës, në këtë repart u bënë reforma dhe u sollën pajisje të reja dhe moderne dhe tashmë pacientët me probleme urologjike gjejnë zgjidhje dhe nuk ka më nevojë të shkojnë në Shkup, Gjakovë e gjetkë.
Quhet Erzen Elezi. Ka lindur në fshatin Gllogjë të Komunës së Tearcës, shkollën fillore e ka mbaruar në SHF „Asdreni“ në fshatin Gllogjë, shkollën e mesme në SHMKM „Nikolla Shtejn“ në Tetovë, shkollimin e lartë e kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe specializimin në Shkup.
I punësuar është që nga viti 2013 si mjek i përgjithshëm në Spitalin e Tetovës, në repartin e Kirurgjisë. Në repartin e kirurgjisë ka punuar deri në vitin 2017 dhe ka funksionuar edhe me kujdestari, pastaj ishin konkurset për specializim dhe fitoi specializimin e urologjisë, të cilin e kreu në Shkup dhe që zgjati 6 vjet, pastaj u kthye në Tetovë.
Me ndryshimet që u bënë në Spitalin Klinik të Tetovës u emërua si kryeshef i Urologjisë në vitin e kaluar.
Në Repartin e Urologjisë në Tetovë kanë arritur Laparascop, instrumentet laparascopike, eho disgnostik, resectoscop dhe janë ne pritje të realizimit të donacionit amerikan me vlerë 16.000 dollarë, qe është nënshkruar.
„Kemi patur një bashkëpunim shumë të mirë me kolegët, mbështetje absolute prej gjithë kolegëve, kemi arritur të fitojmë besueshmërinë në Spitalin e Tetovës, kemi bërë shumë reforma, me donacione të ndryshme kemi bërë renovimin e repartit të urologjisë, kemi marrë instrumente duke filluar prej cystoskopit si më i thjeshti, 4 resectoscopë, e kemi marrë litotriptorin për thyerjen e gurëve, që për herë të parë vjen në Spitalin e Tetovës, kemi marrë komplet një laprascop për intervenime laparascopike. Me metodat e reja na është kërkuar që të furnizohet urologjia, i kemi marrë dhe i kemi vënë në funksion„- thotë spec. dr. Erzen Elezi
Bashkë me Dr. Florim Dearin ka qenë në trajnm për laparascop në Slloveni. Në LIV Hospital të Turqisë ka qenë për operacionet endoscopike.
„Kemi arritur që të bëjmë operacionet e para laparascopike ,nefrectomi dhr varrikocele në repartin e Urologjisë në Tetovë.
Nuk e kërkova postin për të qenë mbi mjekët e tjerë, po vura si kusht që të na vijnë mjetet që na duhen, që pacienti të moa na shkojë në Shkup ose diku tjetër, po të ndalet në Tetovë.“
Problemet urologjike janë të shumta dhe janë duke u shtuar në rajonin e Pollogut, thotë spec. dr. Erzen Elezi.
Sipas tij ndikojnë shumë gjëra, ndikon ambienti, më kryesorja me improvizime nuk shkon më. Më parë është munduar të punohet me improvizime, tani që i kemi siguruar aparaturat, ku më kryesori është litotriptori, sepse në pjesën e Pollogut kemi një numër shumë të madh me kalkulozë, me gurëz, dmth me gurëz në fshikzë, në kanal apo në traktin urinar, po aparatin tash e kemi marrë dhe funksionon, edhe pse jemi në pritje të një aparati tjetër që do jetë me voltazh më të madhe, dmth që të mund që procesi të kryhet më shpejt.
Në këtë repart është punuar që pacineti të mos pres më shumë se pesë minuta dhe deri tani nuk ka pasur ndonjë mendim negativ nga pacientët që janë trajtuar këtu./TetovaNews
Intervista me spec. dr. Erzen Elezin për problemet urologjike te meshkujt dhënë për televizionin Alsat.