Ballina Kronika Konflikti me armë mes dy familjeve në qendër të Prishtinës – u...

Konflikti me armë mes dy familjeve në qendër të Prishtinës – u raportua për një të vrarë dhe pesë të plagosur – ja çfarë dihet deri tash (VIDEO)

Konflikti me armë mes dy familjeve në qendër të kryeqytetit – u raportua për një të vrarë dhe pesë të plagosur – çfarë dihet deri tash

Prishtina u trondit të dielën mbrëma nga gjuajtjet me armë zjarri në lagjen Aktash. U raportua se në konflikt dyshohet se janë përfshirë Sekiraqët dhe Capat, si shkak i telasheve që kanë pasur edhe më herët.

Konflikti i armatosur la të paktën pesë persona të plagosur, ndërsa u raportua vdekja e njërit nga ta.

Deri më tani policia nuk ka dhënë asnjë informatë zyrtare për rastin, por numër i madh policësh dolën në vendngjarje.

Indeksonline publikoi pamjet tronditëse nga momenti kur ndodhën të shtënat me armë zjarri.

Sipas Sinjalit, i vrari dyshohet se është Premtim Gashi ndërsa personat e plagosur janë: Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi, Valdrin Ademi.

Premtim Gashi

Naser Syla, drejtor në Klinikën Emergjente në ShSKUK ka folur për personat e plagosur të dielën mbrëma në Prishtinë. Ai tha se në Emergjencë janë pranuar pesë persona.

Siç informon Syla, tre nga të plagosurit janë duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe kirurgjisë, ndërsa 2 janë pranuar në klinikën ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm.

“5 janë pranu në QE, janë kry ekzaminimet , 3 janë duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe kirurgjisë, 2 janë pranu në klinikën ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Syla për Gazetën Express.

“Një veturë limuzinë dhe një motor…” – banorët rrëfejnë si ndodhën të shtënat në Prishtinë

Banorët e lagjes Aktash kanë rrëfyer para zyrtarit policor se si ndodhën të shtënat me armë që lanë të vrarë një person.

“Unë e kom pa një motorr edhe një limuzinë, kaciga i ka ra qatje posht. Nuk e di a motorr katër rrotsh a dy rrotsh veq qatje i ka ra kaciga”, dëgjohet duke thënë një banor i lagjes.

Paparaci nga burimet e veta brenda policisë ka mësuar identitetin e viktimës si dhe pesë personave që mbetën të plagosur.

Viktima është Premtim Gashi ndërsa të plagosurit janë: Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi.

Një i vrarë e pesë të plagosur, bilanci i përleshjes së armatosur (emrat)

Një i vrarë e pesë të plagosur është bilanci i përleshjes së armatosur mes dy familjeve Sakiraqa dhe Capat.

Paparaci nga burimet e veta brenda policisë ka mësuar identitetin e viktimës si dhe pesë personave që mbetën të plagosur.

Viktima është Premtim Gashi ndërsa të plagosurit janë: Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi.

Të shtënat me kallashnikov u dëgjuan mrëmjen e së dielës në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Dy familjet, Sekiraqët dhe Capat, njihen për telashet e vazhdueshme që kanë njëra me tjetrën.


Salih Sekiraqa njëri nga të plagosurit në rastin që përfundoi tragjikisht në Prishtinë

Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjën Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht.

Siç mëson Sinjali, bazuar në informacionet e para, njëri nga të plagosurit është edhe Salih Sekiraqa, i cili tashmë është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ai dyshohet se ka marrë plagë në këmbë.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.