Ballina Top Lajm Kroaci – Kosovari ndihmoi për shpëtimin e njerëzve nga zjarri në pallat...

Kroaci – Kosovari ndihmoi për shpëtimin e njerëzve nga zjarri në pallat dhe përfundoi në spital, Qendra Spitalore Klinike e Rijekës i bën „surprizën“ e pakëndshme, i dorëzon faturën dhe i kërkon 586 euro! (VIDEO)

Kosovari i cili ndihmoi në evakuimin e banorëve nga ndërtesa në Drenovë të Rijekës, ku shpërtheu zjarri, ka marrë një faturë spitalore prej gati 600 euro që duhet të paguajë. Ai përfundoi në spital pikërisht sepse po shpëtonte njerëzit nga zjarri.

– Nuk jam hamendur fare se a duhet apo nuk duhet të ndihmoj. Kur e kam pare se në banesën e ndërtesës fqinje kishte shpërthyer zjarri, menjëherë jam nisur – fillon rrëfimin e tij Valdrin Auschrat, 35-vjeçari, banues në Drenovë të Rijekës, i cili e ndjeu si obligim për të ndihmuar në evakuimin e banorëve të ndërtesës në rrugën „Fuzhinska“ të Rijekës pasi në banesën e katit të katërt kishte shpërthyer zjarri pasditen e të shtunës.

– Pashë tym që dilte papritur nga ai apartament. Menjëherë u ngjita lart. U thirrën zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera të urgjencës, por mendova se ishte e nevojshme të reagoja menjëherë, edhe para se të vinin zjarrfikësit. Kishte shumë tym në pallat, mbulova gojën dhe hundën me bluzë, ishte e pamundur të merrja frymë… I ndihmova të gjithë banorët e pallatit që ishin në rrezik të dilnin jashtë. Për fat të keq, praktikisht të gjithë, veçanërisht burrat, të cilët mund të ndihmonin, thjesht shikonin se çfarë po ndodhte. Kapaku ishte i hapur, kështu që unë vrapova në katin e katërt për të ndihmuar. Në pallat ndodhej edhe një grua me paterica… Nuk arrita të shkoj te dera e banesës ku kishte rënë zjarri, ishte krijuar një përqendrim i madh tymi. Megjithatë, në fund gjithçka shkoi ashtu siç ishte më së miri. Menjëherë kanë mbërritur zjarrfikësit, më pas ambulanca dhe policia. Në fund, mua dhe pronarin e banesës na dërguan në spital se kishim “gëlltitur” tymi – na tregon Valdrini, shkruan burin.hr, transmeton Tetova News.


Mirëpo, Valdrini tregon se ka mbetur pa fjalë nga fakti që në fund rezulton se dëshira e tij për të ndihmuar njerëzit do t’i kushtojë gati 600 euro.

– Pas ndihmës mjekësore në Qendrwn Spitalore Klinike
të Rijekës, më erdhi një faturë prej rreth 586 euro. Mendoj se është turp. Unë jam i huaj, nuk kam “letra” – thotë Valdrini, me origjinë nga Prizreni (Kosovë). – Kam gati shtatë vjet që jetoj në Rijekë, d.m.th në rajonin e Rijekës, por për momentin nuk jam duke punuar. Nuk kam leje pune. A do ta paguaj faturën? Do t’ju them vetëm se është turp – përfundoi Valdrini, duke shtuar se pas ndërhyrjes së tij në rastin e zjarrit nuk ndihet mirë as fizikisht dhe as psiqikisht./burin.hr/TetovaNews