Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në përputhje me përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, shpalli sot thirrje publike për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e programeve dhe projekteve nga shoqatat e konsumatorëve në kuadër të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve për vitin 2024. Mjetet financiare nga ky Program janë të dedikuara për realizimin e programeve dhe projekteve nga shoqatat e konsumatorëve. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është më së voni deri më 20 shtator.
“Përmes kësaj mbështetje financiare, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ndan mjete financiare për realizimin e programit (projektit) për mbrojtjen e konsumatorëve në vlerë prej 300.000,00 denarë deri në 500.000,00 denarë në përputhje me propozim programet (projektet) e dorëzuara për mbrojtjen e konsumatorëve deri në shterimin e mjeteve financiare të parashikuara për këtë thirrje, të organizatave joqeveritare për mbrojtjen e konsumatorëve për sigurimin e informacioneve dhe ndihmës për konsumatorët”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.
Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve dhe për të forcuar mbrojtjen dhe të drejtat e tyre.
“Inkurajojmë të gjitha shoqatat e konsumatorëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë për mbështetje financiare që do t’u mundësojë atyre të realizojnë projekte të rëndësishme për të mirën e konsumatorëve. Kjo thirrje është dëshmi e përkushtimit tonë për transparencë, drejtësi dhe gjithëpërfshirje në krijimin e politikave që përmirësojnë kushtet e jetesës së të gjithë qytetarëve”, thonë nga Ministria.
Më shumë informacione për kushtet e aplikimit, shumën e mjeteve financiare dhe afatin për dorëzimin e kërkesave mund të gjenden në ueb-faqen www.economy.gov.mk. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është ora 16:00 më 20 shtator 2024.