Ballina Kronika Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut është vrarë në një varrezë gjermane,...

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut është vrarë në një varrezë gjermane, policia është në kërkim të vrasësit

BREMEN – Trupi i pajetë i një shtetasi të Maqedonisë së Veriut u gjet pak ditë më parë në një varrezë në qytetin gjerman të Bremenit dhe meqë në trup kishte plagë me thikë, gjithçka tregon se ai ishte viktimë e një vrasjeje mizore.

Pak kohë pas mbërritjes së policisë, viktima u identifikua si Imer D. (40 vjeç), tashmë i njohur për policinë, pasi prej kohësh përndiqte ish-partneren me të cilën ka një fëmijë.

Siç raporton Bild, trupi i tij u gjet në një pellg nga vizitorët në varreza, të cilët menjëherë thirrën policinë. Gjatë fundjavës, policia njoftoi se Imeri vdiq nga plagët që me shumë gjasa ishin shkaktuar me thikë.

Policia ka kontrolluar përgjatë gardhit të varrezave për të gjetur gjurmë që mund të çojnë në autorin e krimit
Foto: emha

“E njohim, është një burrë që ka muaj që ka probleme këtu, ka një vajzë trevjeçare me një greke, ajo jeton këtu pranë varrezave”, shprehen vendasit.

Fqinjët thonë se Imeri e ka përndjekur vazhdimisht ish-partneren. Në trotuarin përballë banesës ku banon grekja me vajzën e tyre, me germa të mëdha shkruante “Të dua”. Dyshohet se ka thyer edhe xhamat e shtëpisë dhe ka dëmtuar disa makina.

Të gjithë këtu kanë pasur probleme me të, askush nuk e ka dashur”, kanë thënë fqinjët. Ish-pronari i tij nuk kishte asgjë të mirë për të thënë për Imerin. Ai shton se një gjë është ende një mister. Përkatësisht, Imeri ka jetuar në banesën e tij deri në tetor të vitit 2023, derisa banesa është djegur.

Imer D. mësohet se e ka përndjekur prej muajsh ish të dashurën e tij
Foto: Private

“Ai tha se e kishte zënë gjumi me një cigare. Policia nuk arriti asnjëherë të përcaktojë shkakun e saktë të zjarrit dhe mua më kishte borxh qiranë”, tha ish-pronari.

Dyshohet se shqiptari i vrarë kohëve të fundit ka fjetur nëpër varreza.

Një vit më parë Imer D.-së në këtë shtëpi iu dogj banesa. Është ende e pabanueshme Foto: emha

“Për rreth tre javë, ai ka fjetur nën çatinë e kishës në varreza, pikërisht përballë varrit të gjyshes së ish-gruas së tij”, tha një vendas.

Policia është ende në kërkim të vrasësit të Imerit. Ata u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion për të vrarin, apo për atë që ka ndodhur te varrezat, të informojnë./TetovaNews

Mësohet se i vrari së fundmi ka fjetur në varreza. “Për rreth tre javë ai kishte fjetur nën tendën e kishës së varrezave,” thotë një banor. Pikërisht përballë varrit të gjyshes së ish-të dashurës së tij.