Ballina Kronika Rrëshqiti në tualet, humb jetën 12-vjeçari nga Tërpeza e Poshtme e Malishevës...

Rrëshqiti në tualet, humb jetën 12-vjeçari nga Tërpeza e Poshtme e Malishevës (FOTO)

Një vogëlush nga Malisheva ndërroi jetë aksidentalisht mëngjesin e sotëm.

Bëhet fjalë për rrëshqitje aksidentale në tualet, njoftojnë mediet nga Kosova.

12-vjeçari nga Tërpeza e Poshtme, Bleart Krasniqi, pritet të varroset sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit.

Ndërkaq Tetova News ju sjell reagimin e shkollës ku mësonte 12-vjeçari dhe njoftimin e familjes:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e trishtë për vdekjen e nxënësit të shkollës sonë Bleart Bekim Krasniqi, nxënës i klasës së 8/1.
Ngushëllime Familjes dhe gjithë Farefisit!
U preftë në parajsë shpirti Tij i bardhë!

Njoftim!
Njoftohen Familjar,miq,shokë,dashamirë
Se Bleart Bekim Krasniqi ne moshën 12 vjeqare ka ndërruar jetë!
Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë 18.09.2024 në orën 16:00.
Në varrezat e fshatit Tërpezë e Poshtme.
Me pikëllim të thellë familja Krasniqi!