Ballina Top Lajm (VIDEO) 100 ditë Qeveri, Mexhiti: Punuam intensivisht për të bërë rotacionin politik,...

(VIDEO) 100 ditë Qeveri, Mexhiti: Punuam intensivisht për të bërë rotacionin politik, Kasami: Ne jemi gati për të punuar për shqiptarët, ata duhet të bëhen gati për në burg!

Zëvendëskryeministrri, Izet Mexhiti, duke prezantuar sot punën e koalicionit VLEN në 100 ditët e para të qeverisë, e ka cilësuar si destruktive rolin e opozitës në këtë periudhë. Ai akuzoi se opozita shqiptare po bën përpjekje për të krijuar destabilizim, për të shpëtuar vetveten, duke shtuar se, ka pasur iniciativa të cilat gjatë kohë kan qëndruar në sirtar dhe tash i nxjerrin në shesh dhe ende e kontrollojn gjyqësorin dhe Gjykatën Kushtetuese e cila për fat të keq u shndërrua në instrument të politikës ditore dhe proceseve detabilizuese. Megjithatë, Mexhiti tha se po punohet intensivisht që ish funksionarët që kanë keqpërdorur detyrën, të dalin para drejtësisë.

Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër

“Në këtë 100 ditësh në mënyrë intensive është punuar për ta bërë rotacion politik dhe këtë rotacion politik, kanë punuar në mënyrë intesive për të zbardhur rastet e korrupsionit dhe mendoj se dalëngadalë këto rate do të zbardhen dhe nuk do të mirret politika, por do të merren organet e prokurorisë, për të gjithë ata që kanë gabuar në të kaluarën, që e kanë shfrytëzuar mandatin politik për përfitime personale dhe familjare”.

Mexhiti shtoi se, është arritur pajtueshmëri me delegacionin e kufirit të Kosovës dhe në bashkëpunim me Shqipërinë dhe vendet fqinje, që së shpejti pikat kryesore kufitare me këto shtete të funksionojnë si One stop. Po ashtu, ai tha se, do të lehtësohen edhe procedurat e nxjerrjes së dokumenteve për qytetarët e diasporës.

Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër

“Ka vendim dhe po punohet në mënyrë intensive që kufinjtë Tabanoc, Jazhincë, Bllacë dhe Qafë Thanë të shndërrohen deri në janar, eventualisht në shkurt, të shndërrohen në kufi One stop shop, që do të lehtëson dukshëm qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në këto kufi që do t’i bën më të përafërta këto vende tona në rajon dhe njëherit është një lehtësim i dukshëm për diasporën tonë, e cila udhëton prej atje 14-15 orë dhe pastaj i është dashur të presë edhe 15 orë në Tabanoc apo në kufijtë tjerë”.

Koalicioni VLEN u bë pjesë e Qeverisë në muajin qershor, pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majti, ku ky koalicion shqiptare doli e dyta në bllokun politik shqiptar, duke fituar 14 deputetët. Ndërkaq, qeveria e formuar pas këtyre zgjedhjeve, përpos VLEN-it, ka në përbërje VMRO – DPMNE-në dhe Lëvizjen ZNAM.

Teuta Buçi /SHENJA/

Kasami në 100 ditëshin e Qeverisë:Ne jemi gati për të punuar për shqiptarët, ata duhet të bëhen gati për në burg!

VLEN ka sjellur energjinë dhe dëshirën për punë e cila ka munguar me vite në pushtetin qendror. Ne kemi përveshur mangët për ta prekur me punë çdo vendbanim shqiptarë të harruar nga e kaluara. VLEN është pranë çdo qyteti dhe fshati shqiptar, është pranë zhvillimit të mirëqenies së qytetarëve. Ne nuk jemi vetëm koalicion, jemi një familje e cila po punon çdo ditë me mundin më të madh për të përmirësuar jetesën e shqiptarëve.
Sot jemi krenarë për atë se çka kemi arritur në 100 ditëshin e parë me punë efikase dhe dinamikë të jashtëzakonshme. VLEN është pjesë e qeverisë për të përmirësuar ekonominë, për të sjellur reforma në arsim dhe shëndetësi, zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
NE JEMI GATI PËR TË PUNUAR PËR SHQIPTARËT, ATA DUHET TË BËHEN GATI PËR NË BURG!