Ballina Kronika Aksident në vendin e punës, humb jetën shqiptari në Itali

Aksident në vendin e punës, humb jetën shqiptari në Itali

Një 62-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në kantierin e ndërtimit ku punonte. Ngjarja ka ndodhur në Itali, në Cesena.

Shqiptari me iniciale A.M humbi jetën rreth orës 12:15 të së premtes.

Dinamika e aksidentit nuk është zbardhur e plotë. Paraprakisht dyshohet se një mjet tip buldozer, i cili do të ngarkohehj në një kamion ka rrëshqitur duke e shtypur 62-vjeçarin.

Në momentin që buldozeri po lëvizte në rampa, ai papritur u përmbys dhe ra mbi shqiptarin.

Kur mbërritën ekipet e urgjencës nuk mund të bënin asgjë, pasi 62-vjeçari kishte humbur jetën.

Policia po heton shkaqet e aksidentit dhe po përpiqet të kuptojë pse rampa dështoi, a ishte pozicionuar keq apo për shkak të ndonjë defekti teknik./vizionplus.tv