Ballina Kronika Detaje/ 13-vjeçarja nuk humbi kontrollin dhe rrëshqiti nga kati i 7-të, ja...

Detaje/ 13-vjeçarja nuk humbi kontrollin dhe rrëshqiti nga kati i 7-të, ja kush qëndron pas ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë në pah nga vdekja e të miturës shqiptare në Itali e cila u rrëzua nga kati i 7 dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Nga hetimet e bëra mësohet se i pranishëm në momentin e ngjarjes ishte dhe një 15-vjeçar po shqiptar dhe sipas mediave italiane, viktima mesa duket ka pasur një lidhje që ndoshta ishte drejt funndit.

15-vjeçari prej mbrëmjes së djeshme është në ambientet e komisariatut dhe është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Më vonë ai është lënë i lirë.

Sipas mediave italiane, miqtë e saj pohojnë se “ajo nuk ishte tip problematik” dhe se në fakt “ajo po planifikonte një udhëtim në Paris me nënën e saj“.

Dëshmia e motrës:

 “Ai e hodhi poshtë, ajo nuk ishte e çmendur apo në depresion, ajo është një tjetër viktimë e dhunës”. Kështu shprehet motra 22-vjeçare e të miturës së vdekur në një shpërthim publik në rrjetet sociale.

“Ai ishte i fiksuar pas saj, ai u përpoq në çdo mënyrë për të hequr qafe,” shkruan ajo.

22-vjeçarja publikoi dhe disa pamje nga bisedat me motrën e saj, duke nxjerrë në pah disa nga sjelljet e të dashurit të konsideruara si problematike.