Sot, së bashku me ministrin Cvetan Tripunovski, morëm pjesë në Ditën e Fasulës së Tetovës dhe Ditën e Patates së Vicës në fshatin Vicë, Tetovë, organizuar nga Kooperativa Bujqësore për Blegtori Tradicionale “Sharri”, kryesuar nga znj. Behare Neziri. Ky manifestim, i mbështetur nga #MBPEU, synon të promovojë dhe mbështesë traditat bujqësore rajonale dhe veçanërisht produktet autoktone, si Fasulja e Tetovës dhe Patatja e Vicës, të cilat janë krenari për rajonin ️ dhe prezantohen me sukses në tregjet rajonale dhe të BE-së .Gjatë këtij manifestimi, patëm kënaqësinë të ndajmë disa pajisje të reja për modernizimin e blegtorisë , të bashkëfinancuara nga Bashkimi Evropian me një vlerë prej 2 milion e 200 mijë denarë , të cilat do të ndihmojnë bujqit të përmirësojnë prodhimin dhe efikasitetin . Theksuam gjithashtu rëndësinë e fondeve IPA dhe IPARD, që mbështesin investimet në pajisje moderne ⚙️ dhe infrastrukturë ️, duke lehtësuar zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor .Ne si ministri mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e bujqve përmes këtyre programeve, për të siguruar që revitalizimi i fshatrave ️, ulja e emigrimit të të rinjve dhe zhvillimi i qëndrueshëm i blegtorisë të jenë prioritete kryesore. Qëllimi ynë është të krijojmë një bujqësi më të fortë, të qëndrueshme dhe konkurruese, që përfiton nga potenciali i plotë i fondeve të BE-së /Flakron Bexheti