Ballina Kronika E rëndë në Tiranë, 31-vjeçarja bie nga kati i 6-të i pallatit...

E rëndë në Tiranë, 31-vjeçarja bie nga kati i 6-të i pallatit ku banonte dhe humb jetën

Një 31-vjeçare raportohet se ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i 6-të i pallatit ku banonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri”, në zonën e Komunës së Parisit.

Sipas dyshimeve, 31-vjeçarja me iniciale J. A., ëshyë vetëhedhur nga kati i 6-të.

Si pasojë e dëmtimeve të marra e reja ka ndërruar jetë, ndërsa ende nuk dihen arsyet dhe rrethanat e ngjarjes tragjike.

“Më datë 29.10.2024, rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasja J. A., 31 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.