Gëzim Margjoka, 44 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy fëmijët e mitur të Margjokës dhe bashkëshortja e tij.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Cremasca, ndërsa në aksident janë përfshirë 3 makina.
Viktima ishte duke drejtuar një automjet tip “Skoda Octavia”, kur për arsye të paqarta, u përplas kokë më kokë me një tjetër mjet.
Pavarësisht se ekipet e ndihmës së shpejtë mbërriitën menjëherë në vendin e ngjarjes, nuk mundën të shpëtonin 44-vjeçarin shqiptar./vizionplus.tv