Ballina Aktualitet Erdogan në Tiranë/ Nga inagurimi i xhamisë tek takimet, zbardhet agjenda e...

Erdogan në Tiranë/ Nga inagurimi i xhamisë tek takimet, zbardhet agjenda e liderit turk

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë për të inaguruar hapjen e xhamisë së Namazgjasë. Erdogan pritet të mbërrijë në vendin tonë, rreth orës 11:00. Gjithashtu me ardhjen e Erdogan, Kuvendi anuloi seancën plenare, që do të mbahej sot në orën 10:00.

Erdogan fillimisht do të zhvillojë një takim me presidentin e vendit tonë, Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama. Me këtë të fundit do të zhvillojë edhe një mbledhje dhe një konferencë për shtyp. Gjithashtu me ardhjen e Erdogan, Kuvendi anuloi seancën plenare, që do të mbahej sot në orën 10:00.

Më pas, Erdogan do të zhvendoset tek xhamia e Namazgjasë, për të qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes. Pasi do të qëndrojë rreth 7-8 orë në Tiranë, presidenti turk do të largohet në drejtim të Serbisë, ku gjithashtu do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Agjenda:

Ditën e sotme pritet që rreth orës 11:30 – 11:40 të zhvillohet ceremonia e pritjes së Presidentit Turk Erdogan

11:40 – 12:40 të dy liderët do të kenë një takim koke me koke ndërsa më pas vijon:

12:40 – 13:40 Mbledhja e keshillit te bashkerendimit te nivelit te larte

13:40 – 14:00 Ceremonia e firmosjes se marreveshjeve

14:00 – 14:30 Konferenca per shtyp

16:30 – 17:30 Ceremonia e inaugurimit te Xhamise