Ballina Top Lajm Forumi i Gruas i Lëvizjes Demokratike organizoi një marsh me rastin e...

Forumi i Gruas i Lëvizjes Demokratike organizoi një marsh me rastin e muajit ndërkombëtar të vetëdijësimit për kancerin e gjirit (VIDEO+FOTO)

Forumi i Gruas i Lëvizjes Demokratike a organizuar një marsh me rastin e muajit tetor, muajit ndërkombëtar të vetëdijësimit për kancerin e gjirit.

Pjesëmarrëset janë veshur me rroba me ngjyrë rozë dhe kanë transmetuar energji pozitive, sepse ka shumë gra që për momentin po luftojnë me kancerin e gjirit dhe kanë nevojë për mbështetje dhe solidaritet.

Marshi u mbajt sot (26.10.2024) dhe nisja ishte nga Kopshti për fëmijë Fidani, ndërsa destinacioni final ishte Çarshia e Vjetër.


Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit – një thirrje e fuqishme për tu kujdesur për shëndetin e grave dhe për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

Sot, bashkë me Forumin e Gruas të Lëvizjes Demokratike, u bashkuam në një marsh simbolik për të shënuar këtë muaj dhe për të mbështetur të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje. Ishte një ditë e rëndësishme, një thirrje për ndërgjegjësim dhe shpresë, një mesazh solidariteti që na bën për të qëndruar pranë atyre, që luftojnë me kurajë.

Kontrollet e rregullta dhe zbulimi i hershëm janë hapa vendimtarë në rrugën drejt fitores mbi këtë sëmundje. Le të kujdesemi, të mbështesim dhe të japim shpresë për çdo grua që sot përballet me këtë sfidë!

Këtij marshi iu bashkangjit edhe Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti./TetovaNews

Video nga Fatmire N. Krasniqi

Video bonus: