Ballina Kronika I vuri flakën shtëpisë, 42-vjeçari në Fier tentoi të vriste prindërit, më...

I vuri flakën shtëpisë, 42-vjeçari në Fier tentoi të vriste prindërit, më parë i kishte dhunuar

Detaje të reja bëhen me dije nga ngjarja në Fier, ku një banesë u përfshi nga flakët, teksa brenda ishin dy të moshuar.

Çifti fatmirësisht shpëtoi dhe tashmë janë në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se zjarri u vu nga djali i tyre 42-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe tashmë është i arrestuar.

Një fqinj i të moshuarve ka pikasur i pari të burrin që kërkonte ndihmë në dritare dhe ka hyrë për t’i shpëtuar.

Ai ka treguar se të moshuarit ishin të traumatizuar ka pohuar ai , ndërsa thekson se fatmirësisht zjarri nuk përfshiu dhomën e gjumit ku ndodhej e shtrirë e paralizuar e moshuara pasi në të kundërt mund të kishte humbur jetën mes flakëve.

“Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, Fier, një banesë ku ndodheshin 2 të moshuar, është përfshirë nga flakët.

Pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, të cilët kanë mundur të nxjerrin nga banesa, 2 të moshuarit, në gjendje të mirë shëndetësore. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga hetimet paraprake rezultoi se djali i shtetasve të moshuar, shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Fier, i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, ka mbyllur dyert, në mënyrë që ata të mos dilnin nga banesa dhe është larguar.

Po nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit A. S., 42 vjeç.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, njofton policia. /vizionplus.tv