Një 26 – vjeçar shqiptar është arrestuar në Bolonja të Italisë pasi u kap me 36 kilogramë kokainë në shtëpi.
Ai u vu re nga oficerët e policisë në rrugë në gjendje jo të mirë, i cili dyshohet se kishte konsumuar ndonjë substancë. I riu filloi të thoshte gjëra të pakuptimta dhe më pas ai drejtoi policinë në shtëpinë e tij.
Në fillim policia gjeti një çantë me rreth 70 mijë euro ndërsa më pas gjetën edhe 36 kilogramë kokainë të fshehura në banesë.
Në atë moment, përveç agjentëve të komisariatit të Santa Violës dhe karabinierëve, kanë ndërhyrë edhe punonjësit e shëndetësisë 118: duke qenë se i dyshuari ishte ende në zemërim, i cili rezultonte i pakontrollueshëm, u desh që të transportohej në spital me ambulancë.
Në përfundim të kontrollit, u sekuestruan mijëra euro cash, me shumë gjasa që besohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës dhe lënda narkotike; këto të fundit më pas do të analizohen në laboratorët përkatës nga hetuesit. Hetimet e mëvonshme do të kryhen nga policia. 26-vjeçari shqiptar, megjithatë, sapo doli nga spitali, u arrestua nga policia dhe karabinierët dhe do të duhet të përgjigjet për akuzën e posedimit për qëllime të trafikut të lëndëve narkotike.