Ballina Aktualitet Kasami dhe Mexhiti në Global Albanian Gastronomy Festival në Berlin (FOTO)

Kasami dhe Mexhiti në Global Albanian Gastronomy Festival në Berlin (FOTO)

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami po qëndron në Berlin në Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF), nën moton “Aty ku tradita takohet me tregtinë”.

“Qindra shqiptarë e shqiptare të bashkuar në një vend, në “Arena Halle” në Berlin në panairin tregtar më të madh të organizuar nga shqiptarët jashtë vendit. ☺️Kënaqësi e veçantë të jem në ceremoninë hapëse bashkërisht me zv/kryeministrin, Izet Mexhiti, Ministrin e MEP, Besar Durmishi, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe qindra biznismenë të suksesshëm nga brenda dhe jashtë vendit.

Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF), nën moton “Aty ku tradita takohet me tregtinë”, synon të bashkojë kompani nga sektori i ndërtimit, dizajnit & dekorimit, sektori i zinxhirit të furnizimit me ushqime dhe pije, sektori i shërbimeve digjitale & outsourcing, si dhe sektori i investimeve në turizëm, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi dhe do t’i takoj ata me mbi 3000 pjesëmarrës nga diaspora shqiptare në Evropë dhe Amerikë, të cilët janë angazhuar suksesshëm në sektorin e gastronomisë”, ka shkruar Kasami.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka shkruar:

“Krenar dhe i lumtur që isha pjesë e Global Albanian Gastronomy Festival, panairit më të madh tregtar të organizuar nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendeve tona, i cili u mbajt sot në zemër të Evropës, në Arena Halle, Berlin. Ky festival, ishte një ngjarje unike që sjell më të mirën e traditave tona kulinare, duke na bashkuar të gjithë për të promovuar pasurinë e trojeve tona.
Së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ministrin e Ekonomisë, Besar Durmishi dhe me qindra biznesmenë, pata nderin të përfaqësoj shqiptarët dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në këtë festival të jashtëzakonshëm. Ky panair nuk është vetëm një festë e shijeve dhe traditave tona, por edhe një platformë që tregon fuqinë tonë për të konkuruar në tregjet ndërkombëtare, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të treguar vlerat e kulturës sonë të pasur.

Një ngjarje e tillë, që na bashkon të gjithëve në një skenë të madhe ndërkombëtare, na bën krenarë si komb dhe na tregon se sa shumë kemi për të ofruar. Faleminderit organizatorëve për këtë mundësi dhe përkushtimin e tyre në promovimin e imazhit pozitiv të shqiptarëve nëpër botë.

Le të vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të tregojmë botës se shqiptarët janë të gatshëm të shkëlqejnë kudo!”