Gjatë vizitës sime në Turqi ka shkruar Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës dhe Lëvizjes Besa, sot realizova një takim të frytshëm me Unionin e Bashkive Turke në Botë!
✅ Kjo ishte mundësi e jashtëzakonshme për të diskutuar mbi çështjet aktuale që ndikojnë komunitetet tona dhe për të ndarë përvojat nga Tetova me përfaqësues të rëndësishëm të bashkive turke.
✅ U fokusuam në projekte konkrete dhe shkëmbime të dobishme për të zhvilluar më tej infrastrukturën dhe shërbimet për qytetarët tanë.
✅ Po ashtu, pata mundësinë të diskutoj për organizimet që Unioni realizon në vende të ndryshme, duke vlerësuar projektet e suksesshme të tyre. U dakorduam që organizimi i radhës të jetë në Tetovë.
✅ Ky bashkëpunim na motivon edhe më shumë që të përmirësojmë dhe të zhvillojmë Komunën e Tetovës me projekte të reja dhe frymë bashkëpunuese!