ITALI/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në shtëpi, mister shkaqet e vdekjes
Itali– Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në San Tammaro, në provincën e Casertas.
I riu ishte parë për herë të fundit mbrëmjen e kaluar, në lokal deri në orën 21:30, përpara se të kthehej në shtëpi.
Trupi i pajetë u gjet i shtrirë në tokë.
Rrethanat e vdekjes së tij aktualisht janë të mbuluara me mister, ndërsa policia po vijon hetimet.
Hetuesit po mbledhin dëshmi dhe po verifikojnë çdo detaj që mund të japë pista për ngjarjen tragjike.
Trupi i të riut, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të vlerësuar nëse përfshihen elementë të natyrës kriminale.
Autopsia do të jetë vendimtare për të dhënë sqarime mbi këtë çështje./vizionplus.tv
Një burrë është gjetur i vdekur me djegie në trup
Dje në orën 11:43 në SPB – Tetovë, personi me inicialet M.S. (45) nga fshati Reçan, ka raportuar se në oborrin e shtëpisë familjare në fshatin Çaile të Gostivarit, ka gjetur të vdekur dhe me djegie në trup dajën e tij me inicialet M.H 63), i cili kishte probleme shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes ka bërë këqyrjen ekipi i Policisë së Gostivarit dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi, njoftojnë nga SPB e Tetovës.
Një burrë nga Tetova ka lënduar bashkëshorten gjatë dhunës në familje
Më 17 qershor 2024, në shtëpinë familjare në Tetovë, i akuzuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
SPB Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit me inicialet N.A. (51) nga Tetova për shkak të dyshimit për “lëndim trupor” gjatë dhunës në familje dhe “rrezikim të sigurisë”.
Më 17 qershor 2024, në shtëpinë familjare në Tetovë, i akuzuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Arrestohet për sjellje agresive ndaj forcave të rendit 46 vjeçari në Tetovë
Me datë 15.10.2024, në ora 10.15 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Tetovës, e kanë arrestuar personin me inicialet T.D.(46) nga Tetova për shkak se i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin policorl dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
40 vjeçari nga Dobërdolli, arrestohet për organizim të lojërave të fatit pa licencë
Me datë 15.10.2024, në ora 16:50 në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, zyrtarë policorë nga NJP Gallatë kanë arrestuar personin S.I.(40) nga fshati Dobërdoll, i cili me urdhër të gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg për veprën penale “organizimi i lojërave të fatit pa licencë të organit kompetent” e dënueshme në bazë të nenit 156 paragrafi 3 i Ligjit për lojërat e fatit dhe lojrat argëtuese. Ai është dorëzuar në INKP-Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.
Arrestohet nën dyshimin për vjedhje të rëndë 54 vjeçari nga Gostivari
Me datë 15.10.2024, në ora 11:00, në Hanet e Mavrovës, zyrtarët policorë të NjP-Mavrovë kanë ndaluar personin R.Gj.(54) nga Gostivari, për shkak të dyshimit se në periudhën prej 11.10.2024 deri më 15.10.2024 ka kryer një vjedhje në një uikend shtëpi, gjatë së cilës ka marrë disa sende. Atij i janë gjetur sendet e vjedhura dhe i janë kthyer pronarit.
Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Një 70 vjeçar nga Kumanova dyshohet se ka abuzuar seksualisht më një fëmijë 13-vjeçar
Një 70 vjeçar ka përfunduar në pranga dhe më pas është lënë i lirë mbi dyshimet për abuzim seksual me një fëmijë 13 vjeç, nxënës i një shkolle fillore me mësim në gjuhën shqipe në Kumanovë. Në dyshimet e policisë është potencuar se 70 vjeçari në disa raste ka abuzuar seksualisht më fëmijën. Alsat ka siguruar denoncimin e prindit, versioni i të cilit në polici është dhënë më datën 9 tetor.
“I dyshuari e ka marrë 13 vjeçarin nga shkolla dhe e ka dërguar në vende të ndryshme në Shkup, si parqe dhe çajtore, ndërsa paraprakisht në pijen e tij ka hedhur lloje të pikave të lëngshme të cilat i kanë shkaktuar marramendje, ndërsa i ka dhënë edhe duhan. Këto veprime i ka bërë pasi i dyshuari ka pasur armë të ftohtë me vete dhe fëmija është frikuar. Sjelljet e fëmijës kanë ndryshuar së fundi, ai është më agresiv dhe i pasjellshëm. Një ditë kur isha me djalin tim, personi në fjalë (i dyshuari) u afrua dhe na tregoi organin gjenital”.
Më 10 tetor i dyshuari është arrestuar, por pas disa orëve është lënë i lirë. Këtë e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më datën 10 tetor në orën 22:30 policia ka arrestuar të dyshuarin I.S (70 vjeç) nga fshati Nikushtak i Komunës së Likovës. Ai dyshohet se për disa herë ka abuzuar seksualisht me fëmijën. Është njoftuar Prokuroria Publike dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Prokuroria Publike ka vlerësuar se për një dyshim të tillë nuk ka nevojë për masa kujdesi. Organi i akuzës na tha se në pritje është ekspertiza mjekoligjore nga e cila duhet të konstatohet vepra e mundshme penale, ndërkohë që me viktimën janë bërë edhe konsultime psikologjike. Në rast se vërtetohet se i dyshuari 70 vjeç ka abuzuar seksualisht më fëmijën, ndaj tij do të propozohen masat më rigoroze të kujdesit, si paraburgimi. Vepra në fjalë parashikon dënim me burg të paktën 10 vjet nëse kryet ndaj personit nën moshën 14 vje¬çare. /Alsat.mk
U përplas nga gjyshi me veturë në oborr, vdes dyvjeçari në Kamëz
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë në Kamëz.
Policia njofton se gjyshi ka përplasur aksidentalisht me makinë nipin e tij dyvjeçar në oborrin e shtëpisë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, fëmija ka ndërruar jetë.
“Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë.
Dhunuan dhe kanosën me armë pronarin e karburantit në Mirditë, shpallen në kërkim 2 persona! 28-vjeçari kërkohej edhe për tentativë vrasjeje
Mirditë – Dyshohet se kanosën me armë zjarri, pronarin e një karburanti, pasi e dhunuan në ambientet e biznesit të tij, për motive të dobëta, identifikohen 2 shtetasit dhe punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Pas kallëzimit të një 49-vjeçari, se në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë, ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 shtetas të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta, janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit K. M. alias K. B., 29 vjeç dhe A. S., 28 vjeç, ky i fundit, aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës, për një tentativë për vrasje.
Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të këtyre 2 shtetasve, pas largimit nga karburanti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.
Digjet gjatë natës automjeti në Korçë, dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme, policia sekuestron kamerat
Një automjet është djegur gjatë natës në Korçë. Policia njofton se nga hetimet e para dyshohet që zjarrvënia të jetë e qëllimshme.
Uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punojnë për identfikimin e autorëve.
“Rreth orës 00:30, në lagjen nr. 9, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit D. Sh. Si pasojë është djegur pjesërisht automjeti. Nga veprimet e para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv
I akuzuar për disa vjedhje, arrestohet 25-vjeçari në Sarandë, policia i gjen thikë dhe sëpatë
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar. Sekuestrohen një thikë dhe një sëpatë, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.
Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit në këto vjedhje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 26,” si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:
E. N., 25 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një thikë dhe një sëpatë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, më datë 12.10.2024, në lagjen nr. 4, kanë tentuar të vjedhin një dyqan elektroshtëpiakesh, ndërsa më datë 13.10.2024, në lagjen nr. 4, kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, apeli refuzon ankesat e të akuzuarve
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore ndaj dy të miturve, për rastin e vrasjes së Lulzim Fejzullahut në janar të këtij viti.
Dy të miturit ishin dënuar për herë të dytë me 19 vite burgim.
“Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të miturve dhe aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, departamenti për të mitur, i datës 31.07.2024 vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit.
Edhe në rigjykimin për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, dy të miturit për herë të dytë ishin gjetur fajtor nga Gjykata e Prishtinës duke u dënuar të dy së bashku me 19 vite dënim me burgim.