Ballina Aktualitet Ohër, ndërron jetë papritur ish-Ministri i Parë i Skocisë, pas fjalimit në...

Ohër, ndërron jetë papritur ish-Ministri i Parë i Skocisë, pas fjalimit në Forumin për Diplomaci Kulturore

Alex Almond (69), ish-kryeministri i Skocisë, ka ndërruar jetë pasdite gjatë drekës së konferencës të mbajtur në hotelin Inex Gorica në Ohër. Supozohet se shkaku i vdekjes ishte një atak në zemër. Përpjekjet e ekipit mjekësor të Ambulancës së Ohrit për reanimim kanë rezultuar të pasuksesshme.

Dje, Almond pati një prezantim në edicionin e dytë të Forumit për Diplomaci Kulturore, të bashkëorganizuar nga zyra e ish-presidentit Gjorge Ivanov, Qendra Ndërkombëtare “Aleanca e Qytetërimeve” dhe Instituti për Diplomaci Kulturore nga Berlini.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai ndërroi jetë dhe u rrëzua në tokë duke rënë pa ndjenja pasi mbajti një fjalim në këtë samit këtë të shtunë.

Alex Salmond kishte shërbyer si kryeministër i Skocisë nga viti 2007 deri në vitin 2014 kur edhe zgjodhi të dorëheiqej nga posti, pasi dështoi të siguronte pavarësinë e Skocisë në referendumin e vitit 2014.

69 vjeçari Alex Salmond ishte kishte shërbyer në politikë për më shumë se 3 dekada duke drejtuar Partinë Nacionaliste Skoceze nga viti 1990 deri në vitin 2000 dhe më pas sërisht nga viti 2004 deri në vitin 2014.

Pasi u tërhoq nga Partia Nacionaliste Skoceze dhe pasa akuzave që u bënë ndaj tij për ngacmim seksual, akuza për të cilat u shpall i pafajshëm me vendim gjykate ai themeoi Partinë Nacionaliste Alba të cilën e drejtonte që nga viti 2021.

Dhjetëra politikanë Britanik dhe Skocez kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen e parakoshme nga jeta të Alex Salmond, ku mes tyre edhe ish kryeministri Britanik Rishi Sunak I cili e quajti Salmond një politikan të madh , për të cilin shkroi se pavarësisht debateve kushtetuese ai mbetet një ndër politikanët më pasionant që ai njihte./abcnews.al