Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka shkruar se me diplomatin amerikan janë takuar në Selinë e Misionit të Përhershëm të ShBA-së në Kombe të Bashkuara.
Presidentja Osmani dhe Wood kishin diskutim përmbajtësor për sukseset e Kosovës.
“Në Selinë e Misionit të Përhershëm të SHBA-së në Kombe të Bashkuara, në takim me Ambasadorin Robert Wood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon”, shkruan Osmani.