Ballina Kronika Përfundon pas hekurave 29-vjeçari nga një fshat i Tetovës, krijoi profile të...

Përfundon pas hekurave 29-vjeçari nga një fshat i Tetovës, krijoi profile të rrejshme në rrjetet sociale në emër të një vajze të moshës jomadhore dhe e shantazhoi për marrëdhënie intime

Me datë 01.10.2024, në ora 14:10 në fshatin Cerovë të Tetovës, punonjësit policorë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria një 29-vjeçar, transmeton Portalb.mk.

“Ai është raportuar nga një vajzë e moshës jomadhore nga Tetova se ka krijuar disa profile në rrjetet sociale në emër të saj, në të cilat ka ngarkuar fotografitë e saj, të cilat i ka marrë nga profili i saj nga një rrjet social pa lejen e saj dhe më pas nga ajo ka kërkuar që të kryenin marrëdhënie seksuale, nëse dëshironte që të fshihen profilet nga rrjetet sociale”, raportoi SPB Tetovë.

Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij është përgatitur kallëzimi përkatës dhe sot do të dalë para gjyqtarit për procedim paraprake.