Një 22-vjeçar ka vdekur në Zhilivodë të Vushtrrisë, pasi dyshohet të jetë goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij.
Lajmi është konfirmuar nga Ilmi Prekazi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut.
Ai ka thënë se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Sot rreth orës 10:00, policia në Vushtrri është njoftuar se në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë një person i moshës 22 vjeç, ishte goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij. Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion mirëpo viktima në ndërkohë ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e ShSKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor”.
“Rreth orës 11:23, policia ishte njoftuar nga Emergjenca se viktima kishte humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe eksperti i rrymës. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar. Rasti është inicuar: Vdekje e dyshuar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë ai./Express
Ky është Endrit Musli Krasniqi, 22 vjeçari nga Zhilivoda e Vushtrrisë që ndërroi jetë sot pas një kontakti me rrymë
—
Një ditë pikëlluese ka qenë e sotmja për familjen Krasniqi nga fshati Zhilvodë ku pas një kontakti me rrymën ka ndërruar jetë 22 vjeçari Endrit Krasniqi.
Siç njoftohet nga të afërm së shpejti do të dihet për kohën e cermonisë së varrimit të të ndjerit pasi të përfundojnë procedurat e mjekësisë ligjore.