Ballina Aktualitet Rama mes Kurtit dhe Scholz, kryeministri ndan momentin gjatë realizimit të fotos...

Rama mes Kurtit dhe Scholz, kryeministri ndan momentin gjatë realizimit të fotos familjare në Berlin (VIDEO)

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Gjermani ku po mbahet takimi i Procesit të Berlinit i kryesuar nga kancelari Olaf Shcolz, në kuadër të 10-vjetorit të themelimit të kësaj nisme.

Shefi i qeverisë ka ndarë në Facebook një moment gjatë realizimit të fotos familjare, tashmë traditë e çdo samiti.

Rama shihet teksa bisedon me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen teksa zbresin shkallët ndërsa pozicionohet mes Albin Kurtit dhe kancelzait Scholz gjatë realizimit në fotos.

Në fund Rama bisedon me Kurtin dhe kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban./vizionplus.tv