Ballina Bota Shefi i ushtrisë izraelite: Operacionet ushtarake kundër Hezbollahut ka të ngjarë të...

Shefi i ushtrisë izraelite: Operacionet ushtarake kundër Hezbollahut ka të ngjarë të përfundojnë së shpejti

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Izraelit, gjenerali Herchi Halevi, vlerësoi se ekziston mundësia që së shpejti të përfundojnë operacionet ushtarake kundër Hezbollahut në Liban.

“Në veri ka mundësi që së shpejti të arrijmë përfundimin (të operacioneve). Ne kemi shkatwrruar thellësisht nivelet e larta në hierarkinë e Hizbullahut”, tha gjenerali Halevi në një video-mesazh duke vlerësuar situatën në Rripin e Gazës.

Një delegacion izraelit i kryesuar nga kreu i Mossad do të shkojë në Katar për negociata.

Shefi i Mossad, David Barnea do të udhëtojë në Doha të dielën për t’u takuar me shefin e CIA-s, Bill Burns dhe kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, konfirmoi zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu në një deklaratë.

“Gjatë takimit, palët do të diskutojnë opsionet e ndryshme për fillimin e negociatave për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, në sfondin e zhvillimeve të fundit”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Po ashtu, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken është në Doha në mes të përpjekjeve për të rifilluar bisedimet e “ngecura” për të siguruar një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit./vizionplus.tv