Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në disa qytete në jug të vendit.
Sipas IGJEUM, epiqendra është regjistruar në Kuman të Fierit, me magnitudë 4 të shkallës rihter dhe thellësi 5 km.
Për momentin nuk ka të dhëna për dëme, ndërsa qytetarë të shumtë kanë dalë nga banesat, pasi i druhen pasgoditjeve të tjera.
Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42.
Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.
Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.