Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë (rreth orës 23:00) në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën, raporton Sinjali.
Sinjali mësoi ekskluzivisht se tre të rinjtë të moshës rreth 21-vjeçare që humbën jetë nga ky aksident tragjik janë Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe Shpat. – mbiemri i të cilit akoma nuk është konfirmuar pasi nuk janë gjetur dokumente identifikuese.
Aksidenti ka ndodhur pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badocit.
Sinjali ka mësuar edhe detaje të reja nga ky aksident tragjik, që dyshohet se shkaktari i këtij aksidenti ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe se dy trupat e viktimave u gjetën në ujë, ndërsa tjetri u gjet i mbyllur në veturë.
Vdekjen e viktimave e konstatuan ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti dhe se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të rastit që çuan deri te ky aksident.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.