Ballina Kronika VIDEO/ E ndjekin me vrap e më pas e godasin, moment kur...

VIDEO/ E ndjekin me vrap e më pas e godasin, moment kur vëllezërit shqiptarë vrasin kushëririn e tyre në Greqi

Janë publikuar pamjet e momentit të vrasjes së shqiptarit Denis Loka nga dy kushërinjtë e tij, Enis dhe Aleksandër Loka.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:50 të mbrëmjes së të hënës, kur efektivët e Policisë Rrugore gjetën të përgjakur në tokë 28-vjeçarin shqiptar.

I plagosuri u dërgua me ambulancë në spitalin Evangelismos ku ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Në videon e kamerave të sigurisë është kapur momenti i sherrit të përgjakshëm mes 28-vjeçarit dhe dy vëllezërve 17 dhe 19 vjeç.

Ndërkohë, dy autorët janë vetëdorëzuar në polici, ku kanë deklaruar se e vranë 28-vjeçarin, pasi ai i kishte dhunuar. /vizionplus.tv