Një 50-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një hotel të vjetër në komunën e Darfo Boario Terme, Itali.
Bëhet fjalë për një 50-vjeçar të pastrehë, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm brenda ish-hotel Bassini në qendër të Darfo Boarios, i braktisur prej rreth gjashtë vitesh.
Sipas informacioneve fillestare,shqiptari kishte probleme me varësinë ndaj alkoolit dhe jetonte në ambiente të hapura, në vende të improvizuara.
Policia italiane po heton rastin, por hipoteza e parë e hetuesve është se bëhet fjalë për vdekje nga shkaqe natyrore.
Trupi i pajetë tashmë është transportuar në morgun e spitalit./vizionplus.tv